Saturday, September 8, 2012

Çiljeta: Babai i fëmijës tim është…


Këngëtarja Çiljeta është shtatzënë në muajin e katërt dhe shumëkush pyet se kush mund të jetë babai i fëmijës. Këngëtarja ka zbardhur këtë enigmë në një intervistë për gazetën Panorama. Për çudi, para katër muajsh i dashuri i Çiljetës, Aleksandër Zaçaj u arrestua për trafik droge. Por Çiljeta thotë se babai i fëmijës është një person i quajtur Tomas, të cilin e ka njohur shtatë muaj më parë e me të cilin bashkëjeton prej tre muajsh. Thotë se është me origjinë latino- amerikane dhe jeton në Francë. Shton se është arkitekt dhe ka ardhur prej disa kohësh në Tiranë për disa projekte.
Por këngëtarja thotë se Tomas nuk dëshiron të bëhet publik si personazh.
Ajo thotë se prindërit e saj po kujdesen shumë për të pasi e kanë vajzë të vetme, ndërkohë që për emrin deklaron se ka për zemër Fernando dhe Wayn. Dmth është djalë.

No comments:

Post a Comment